Në spitalin Infektiv në QSUT, Tiranë, janë të shtruar 9 pacientë mbi 70 vjeç, të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor. Ky virus është rikthyer në Shqipëri pas 13 vjetësh, duke shkaktuar deri tani 3 vdekje dhe 17 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe zbatimit të masave mbrojtëse.

Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje.

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me ISHP-në dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor, ka marrë masa për dezinsektim dhe monitorim etomologjik periodik në të gjithë vendin, duke këshilluar qytetarët të mbrojnë veten dhe familjet e tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *