Nga Sebastian Zonja
Pamjet e qytetarëve që sulmonin Parlamentin, Gjykatën e Lartë dhe Presidencën e Brazilit kanë marrë vëmendjen qëndrore të medieve ndërkombëtare dhe analistëve.
“O Globo” është një nga gazetat më të mëdha braziliane dhe ka botuar editoriale të shumtë mbi këtë temë që ka polarizuar një nga vendet më të mëdha dhe të rëndësishëm në botë.
Analistët bien dakord njëzëri se në rrënjë të problemit janë teoritë e komplotit, ndërsa nuk mungojnë edhe paralelet me atë që ndodhi në Kapitol, SHBA, në janar të 2021-shit.
Sipas këtyre analistëve, bolsonarizmi ngjan me trampizmin në këto pika:
1. Lëvizje e ekstremit të djathtë
2. Po mbron vendin nga komunizmi dhe armiku i jashtëm
3. Janë shpëtimtarët e atdheut kundrejt armikut të brendshëm
4. Kundërshtari politik është armik dhe agjent i shërbimeve të huaja
5. Vetëm ata po mbrojnë nderin, të vërtetën dhe lirinë kundër komunistëve
6. Në rrënjë të radikalizimit të situatës është informacioni i rremë dhe propaganda
7. Informacionet e rreme dhe teoritë e komplotit përhapen nga pastorët evangjelistë, mediet ultra të djathta dhe teoricienë të komplotit ( në Brazil Allan dos Santos, ndërsa në Amerikë Alex Jones)
8. Komplotistët dhe radikalët janë me qasje leniniste të djathtë për të rrëzuar qeverinë me dhunë
9. Protesta, sado e dhunshme të jetë, është gjithnjë legjitime përballë një qeverie ilegjitime, sipas tyre
10. Më e frikshmja është se palët flasin për “luftë civile të nevojshme” për të shpëtuar Brazilin, Amerikën dhe botën nga e keqja që e ka zaptuar