Nejmar njoftoi drejtuesit e PSG-së se dëshiron të largohet nga klubi francez, ndërkohë që e ardhmja e tij mbetet e paqartë.
Pista kryesore është ajo e rikthimit te Barcelona, por mediat iberike raportojnë se ka dallime në qëndrime mes teknikut Ksavi Hernandez dhe presidentit Joan Laporta.
Tekniku katalanas është kundër rikthimit të brazilianit pasi beson se ai do të prishte harmoninë në skuadër dhe se rendimnenti i tij tashmë nuk është ai i para disa viteve.
Ndryshe mendon presidenti Laporta për të cilin rikthimi i Nejmar në Kamp Nou do të sillte më shumë të ardhura për klubin me afrime sponsorësh të rinj.
Çelsi po ashtu u përful si tjetër pistë për brazilianin, por tekniku Mauricio Poçetino deklaroi se Nejmar nuk i nevojitet.