Nikolla Sanduloviç, kandidat për kryetar të Serbisë dhe kundërshtar i zëshëm ndaj Aleksandër Vuçiçit, kreu sot homazhe në kompleksin memorial të Jasharëve në Prekaz të Drenicës.
I shoqëruar nga zyrtarë të pozitës dhe opozitës në Kosovë, bashkë me presidentin e Shqipërisë, Sanduloviç riktheksoi sërish se Kosova është ndarë nga Serbia që në 1999-n.
“Të qenit tim këtu dëshmon se ju keni përparuar dhe keni merituar një vend në shoqërinë demokratike.”- tha Sanduloviç.
Sanduloviç u prit në takim dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.