Gazetari Enver Robelli ka analizuar të dhënat e publikuara nga Enti i Statistikave të Serbisë lidhur me regjistrimin e popullsisë në vitin 2022.

Sipas raportit, në Serbi jetojnë 6.647.003 persona, nga të cilët 61.687 të pyetur për përkatësinë etnike, janë deklaruar si shqiptarë.

Një nga përfundimet më interesante të raportit është fakti se 322.13 njerëz nuk japin një përkatësi të tyren etnike pavarësisht se jetojnë në Serbi.

Statusi i Enver Robellit në fejsbuk

Enti i Statistikave të Serbisë ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2022

Në Serbi jetojnë: 6’647’003 persona.

Prej tyre 61’687 janë deklaruar si shqiptarë.

Sipas regjistrimit të vitit 2011 në Serbi jetonin 7’186’862 persona. Brenda një dekade numri i banorëve të Serbisë ka rënë për 539’859 banorë.

Në Serbi jetojnë 5’360’239 serbë dhe serbe ose 80,6 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Regjistrimi ka treguar se 322’013 mijë njerëz nuk dihet çfarë nacionaliteti kanë, ndonëse jetojnë në Serbi.

Edhe një çudi tjetër statistikore: 27’143 persona janë deklaruar si jugosllavë ose 3840 më shumë se në regjistrimin e vitit 2011.

136’198 persona nuk janë deklaruar se çfarë shtetësie kanë.

Në Serbi jetojnë 184’442 hungarezë, 153’801 boshnjakë, 131’936 romë, kroatë 39’107, 20’238 malazezë, 41’730 sllovakë, 23’044 rumunë, 21’013 vlleh.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *