Kandidati i pavarur për president të SHBA-ve deklaroi se do të heqë përfundimisht dorë nga fushata e tij për t’u pozicionuar në krah të ish-presidentit Donald Tramp në garën ndaj Kamala Haris. 

Këshilltarë të Robert Kenedit theksuan se ai nuk e shihte të arsyeshme vijimin e fushatës së tij në kushtet kur gara mes Tramp dhe Haris duket shumë e ngushtë.

“Në kushtet e kësaj censure jam i vetëdijshëm se nuk kam gjasa të sfidoj rivalët, prandaj vendosa të rishikoj pozicionin tim.” – deklaroi Kenedi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *