Legjenda braziliane rrëfeu përballjet e tij të para dhe të vetme me Lionel Mesin në sezonet 2005-2007 kur luante dy sezonet e fundit me Realin e Madridit ndërsa argjentinasi ishte në fillimet e tij me Barcelonën.
“Në ndeshjen e parë ai na kaloi me shumë lehtësi mua dhe Kanavaron. Ishte shumë e vështirë ta mbuloje dhe kishim shumë vështirësi. Pas ndeshjes i thashë Kanavaros: Zoti im, kush është ky lojtar? Kanavaro u përgjigj: Është Maradona i ri.
Në vitin 2007 unë u largova nga Reali për te Fenerbahçe dhe mendoj se isha me fat sepse nuk do të mund të përballesha me një lojtar si Mesi. E kuptova se mbrojtësit do të vuanin shumë kundër tij dhe se Leo do të fitonte gjithçka në këtë sport. Cilësitë e tij ishin të pabesueshme.” – tha Roberto Karlos për 90Min.