Roko Vata po spikat gjithnjë e më shumë me fanellën e Uotfordit në Championship-in anglez. Sulmuesi 19-vjeçar shënoi një supergol në përballjen mes skuadrës së tij dhe Prestonit.

Vata ishte protagonist edhe në ndeshjen e kupës ndaj Fulhamit pak ditë më parë, ku realizoi sërish një perlë nga distanca. Djali i ish-kapitenit të kombëtares, Rudi Vata, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste që kur u bashkua me Uotfordin në nisje të këtij sezoni.

Vata ka luajtur me grupmoshat e Irlandës që nga U-15 deri te U-21. Roko Vata ende nuk ka marrë një ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të veshur fanellën kuqezi. Këtë e ka pranuar edhe Rudi Vata, i cili vazhdimisht është shprehur se i biri është i gatshëm të luajë për kombëtaren.

By Editor