Zhoze Mourinjo u shkarkua nga stoli i Romës pas humbjes me Milanin e cila e rendoi ndjeshëm bilancin e rezultateve negative. 

Klubi kryeqytetas njoftoi se drejtimin e skuadrës do e marrë Daniele De Rosi një legjendë për tifozët dhe historinë e romanëve.

“Ne jemi të lumtur që mund t’ia dorëzojmë rolin menaxherial të AS Roma Daniele De Rosit, pasi mendojmë se lidershipi dhe ambicia që e kanë karakterizuar gjithmonë atë mund të jenë vendimtare në arritjen e objektivave të ekipit deri në fund të sezonit.Ne ishim të vetëdijshëm për lidhjen e pathyeshme të Daniele me klubin, por entuziazmi i tij për pranimin e pozicionit për muajt e ardhshëm na bindi edhe më shumë për aftësinë e tij për të qenë një udhërrëfyes për lojtarët dhe një përfaqësues krenar i vlerave të klubit. Mirë se erdhe në shtëpi, Daniele.” – thuhet në njoftimin e klubit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *