Nga Leka Ndoja

1. Mitemat e novelës “E madhe është gjëma e mëkatit” (Tat Tanushi i Bubutimës)

Konteksti kur u shkrua vepra Në vitin 1947, autori i sapodorëhequr nga detyra e Drejtorit të Divizave në Bankën Kombëtare të Shqipërisë – për shkak të mospranimit të vendimit mbi raportin e konvertimit midis dinarit jugosllav dhe lekut. Duke zgjedhur moralin mbi zbatimin e verbër të urdhërave të autoritetit të kohës – duke mos pranuar shkeljen e dinjitetit profesional – Kuteli iu kthye pasionit të tij. Gjatë kësaj periudhe i qe rikthye veprimtarisë letrare të lënë përgjysëm në vitin 1944. Ai pati marrë ftesë nga Drejtori i Institutit të Shkencave M. Ndoja për hartimin e Historisë së Letërsisë, periudha pas Pavarësisë, deri në vitin 1924. Njëkohësisht kishte ndërmarrë disa kërkime në fushën e mbledhjes së folklorit nga komuniteti shqiptar në koloninë e Rumanisë, dhe po hartonte një tekst për folklorin. Në këtë periudhë të shkurtër 3 muaj para arrestimit – në shkurt 1947, përfundoi veprën e tij më të njohur të periudhës së dytë të krijimtarisë, novelën apo “legjendën”: “E madhe është gjëma e mëkatit”.

2. Struktura e rrëfimit

Zhanri i “rrëfenjes” si kurth i autorit per censuren.

Proceset rrefimtare shpjegohen permes sistemit referencial ose pseudoreferencial si manipulim i thelle i koheve te rrefimit nga Kuteli – ne perpjekjet e tij per te krijuar brenda kornizes se rrymes romantike e cila alternon proceset rrefimtare. Proceset rrefimtare – nderthuren bazuar ne shkollen folklorike te marrjes “shkencore” te rrefimit per t’u kanalizuar ne njesine e fictionit. E gjitha kjo eshte nje alibi e intervistuesit-shkrimtar per te krijuar nje ndarje nga sistemi i vlerave te shoqerise moderne nga vlerat e rrefimit. Shkurt duke e quajtur “rrëfenje” krijimin e tij fiction – Kuteli nuk heq dore nga dashuria e tij e pare – mbledhja e folklorit – si manipulim i adresuesit qe do te ishte shtepia botonjese. Ky manipulim me teorine e rrefimit apo te rrefenjes shtjellohet nga Kuteli si risi per te kapercyer sistemin e censures me kete intrige narrative qe ngulitet ne disa nenprograme narrative gjate rrefimit. Kjo ingjinieri e Kutelit ndonese nuk arriti te depertonte sistemin e censures per arsye objektive (arrestimi dhe denimi i tij) tregon masen e sofistikimit te pritshem qe do te shoqeronte ne menyre profetike te ardhmen e sistemit letrar dhe raportin adresues – i adresuar. 

Nisur nga vetë titulli me subjekt biblik, novela ose “legjenda” siç e kostituon vetë autori zhanrin e kësaj proze: “E madhe është gjëma e mëkatit” trajton një mit me përmbajtje të shenjtë dhe fantastike duke e personalizuar atë. Kjo mitemë, e rebelimit ndaj Zotit, ka gjetur shprehje të përpunimi artistik deri në kohët moderne, duke iu shtuar detaje të ndryshme sipas kontekstit dhe gjuhës. Akti i ndëshkimit me përjetësi – duke e kthyer heroin në demon – ka të bëjë me procesin eklezial të rebelimit dhe kompesimit: shlyerjes / refuzimit së mëkateve me pasojat përkatëse të kthimit të priftit në demon. 

Autori i lejon personazhit Tat Tanushi një vonesë fantastike prej 200 vitesh derisa të bëhej i denjë ndaj procesit të rrëfimit. Rrëfimi para përfaqësuesit të lartë të klerit të kishës së Shen Naumit, Imzot Nikonorit në Pogradec, i paraprin procesit të faljes së mëkatit nga Zoti. Peshkopi i Apollonise dhe Shën Naumit si bartës i etikës sociale të besimit të Zoti, konstituon etikën e grupit social të besimtarëve ortodoksë të Kishës Lindore. Riti i rrëfimit dhe faljes pasohet me vdekjen e rikthimin e vlerave njerëzore dhe baritore deri në përcelljen e dinjitetshme në botën e përtejme. Aty shpirtit të mëkatarit i rikthehen vlerat sipas konceptit të kanonit ortodoks të pastërstisë morale të besimtarit. Tashmë vlera e priftit Tat Tanushi – mbasi shkeli tabunë me rebelimin ndaj detyrës së Zotit – rikthehet në shpirtin e tij, dhe mallkimi mbi trupin e tij pushon së qeni. 

Mëkati universal shlyhet nga një kohë mitike e pacaktuar dhe vendoset në kohë reale. Autori kthehet në kohën reale e cila kostituohet me procesin e rrefimit nga Peshkopi i Kishes se Apollonisë në Kishën e Shën Naumit, Nikonori, person historik i përcjellë nga rrëfyesi i fundit i “legjendës” i regjistruar nga autori. Tregimi mbyllet me lejen e kthimit ne Bubutime të Apollonise duke ridhene meshen e ndërprerë 200 vite të shkuara ne kishen e rrenuar me përgjigjen e pyetjes: Aksios – Anaksios nga Zoti. Mallkimi nderpritet e Tat Tanushi kthehet ne hi – ne hirin e Zotit.

3. Proselitizmi i gruas ebreje, Kalijes

Mbas kesaj ingjinerie, Kuteli i hap udhe organizimit aksiologjik te programeve narrative per te kontrastuar dy sistemet e vlerave te se moralshmes dhe te pamoralshmes ose mekatueses, ne rastin e Tat Tanushit ne mekatin ose blasfemine ndaj Zotit por edhe si derivat i proselitizmit si proces – celes ne kuptimin e konfliktit te konvertimit te Kalijes – bashkeshortes ebreje konvertuar ne kristianizem pas marteses ne Token e Shenjte me Tat Tanushin e Bubutimes. Vete vendosja simbolike e kishes se Bubutimes ne gryke te Vjoses simbolizon fene ortodokse parake prane manastirit te Ardenices si fetishizim dhe adhurim i skajshem i autorit per arkitekturen e bazilikave por edhe si qendra social-kulturore dhe ekspoze mikluese feminile. 

Mekanizmi i organizimit emocional shperndahet here tek bashkeshortja ebreje here te thirrjet e mekateve te mishit dhe se fundi mosbindja ndaj vete Zotit dhe shmangja nga detyrimet e meshtarit qe e shpie ne ndeshkimin mortor – te demonizmit.

4. Gjuha ekleziale dhe demotike

Në këtë novelë, mëkati përftohet nga receptuesi, përveç strukturës së mitit me mjetet e specializuara të gjuhës ekleziale. Termat, sidomos për sa i përket Kishës Lindore të Shën Naumit janë të një shkalle autenticiteti. Gjuha demotike fetare ngrihet në sferën e teologjisë dhe metafizikës për të arritur në termat e blasfemisë ndaj Zotit. Ndërtimi i rrëfimit arrihet përmes mjetit narrativ të ëndrrës si funksion i njohur në përrallat e tregimet magjike për të përgatitur lexuesin me paralajmërime divine apo groteske. Siç e theksuam paralajmërimi kumtohet përmes mjetit ndihmës të endrrës shfaqur Priftit Tat Tanushi. Përsëritjet për të zgjuar kujtesën e receptuesit, bëjnë pjesë në lojën e autorit për të ruajtur formalisht zhanrin e “legjendës” që bashkohet me stilin e shkrimtarëve romantikë në përgjithësi.

Gjuha e përdorur dhe termat fetarë janë të njëtrajtshme me ato të zonës së Korçë – Pogradecit.

5. Metanarrativa e Kutelit në librin “Netë Moldave” 

Të botimeve Kuteli të vitit 2015, përgatitur nga Atalanta Pasko, përmblidhen kryesisht shënimet e udhëpërshkrimit të tij në Moldavi dhe Ukrainë në periudhën e rekrutimit të detyruar nga ushtria Rumune në vitet fund të L2B. Ky libër i pëgjigjet stilit metanarrativ, pasi përshkruan fatin personal në kontekstin e luftës por edhe të pjesës studimore dhe të mbledhjes së folklorit gjatë rrugëtimit. Tregime si këngët i sjell era, janë pjesë e shënimeve në kufirin e lumit Dniepër ku ndaheshin njësitë gjuhësore të ukraninishtes dhe rusishtes duke u mbështetur në teorinë e Difuzionizmit të subjekteve përmes këngëve që këngonin fshatarët përtej Dnieprit dhe era i sillte në bregun Ukrainas duke krijuar shpërndarjen e tyre.

Në këtë libër dallohen tregimet realiste “Në rrugë përtej Tiraspolit” dhe “Parëvera në Transilvani” ku përmendet edhe beteja e Stalingradit që po zhvillohej shumë larg vendkampigut të rrëfyesit.

Në këto tregime jepet një aspëkt i parrahur nga autorët tanë të Diasporës, me këto subjekte Kuteli shënon një risi të trajtimit të luftës si shkas për kërkime filologjike. Me këtë libër theksohet karakteri metanarrativ i subjekteve narrative dhe shënimeve që sjellin të gjallë kontekstin e luftës në syrin neutral të Kutelit si kronikan i prapavijës së Frontit Lindor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *