Kristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë faraonike me klubin Al Nasr të Arabisë Saudite. Portugezi do të jetë pjesë e sauditëve deri në vitin 2025-ë ku do të fitojë 176 milionë euro në sezon.

Ronaldo bëhet kështu lojtari më i paguar në historinë e futbollit.

37-vjeçari u vetëofrua në shumë ekipe evropiane të cilat nuk shfaqën interes për shërbimet e tij.

I ndodhur para një liste refuzimesh, Ronaldo zgjodhi milionat në etapën e fundit të karrierës së tij të cilën do e mbyllë si sheik në fushën e blertë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *