Ish-sulmuesi i Kombëtares, Altin Rraklli, ka komentuar kualifikimin historik të Shqipërisë në “Play Off” për Botërorin, duke e cilësuar si një arritje të madhe për futbollin shqiptar. Në një intervistë për Panorama Sport, Rraklli u shpreh se trajneri Silvinjo meriton rinovimin e kontratës, pavarësisht rezultateve të fundit në UEFA Nations League.
“Fushata eliminatore ishte e vështirë, sidomos duke pasur kundërshtarë si Serbia dhe Anglia, por ne treguam karakter duke mundur Çekinë dhe Poloninë. Serbia nuk më dukej aq e fortë sa në ndeshjet e mëparshme, dhe në duelët direkt ishim më lart se ata, prandaj e merituam vendin e dytë”, tha Rraklli për Panorama Sport.
Ai vlerësoi gjithashtu cilësinë e skuadrës dhe potencialin për rrugëtimin drejt Botërorit, duke theksuar se beson se Kombëtarja mund t’ia dalë. “Silvinjo na kualifikoi në Europian dhe tani në ‘Play Off’ për Botëror. Pa asnjë diskutim, e ka merituar rinovimin e kontratës”, përfundoi Rraklli.

