Trajneri i Gjermanisë tha gjatë një interviste për “Der Spiegel” se vdekja e të atit kur ai ishte vetëm 20-vjeç e kishte shënjuar shumë jetën e tij. 

Nagelsman theksoi se vetëvrasja e të atit ishte kryer gjatë kohës që ai po kryente kursin e trajnerit.

“Mendoj shpesh për atë ditë, po ndiqja një kurs për trajnerë në Oberhahing, pranë Mynihut dhe po tërhiqja licencën C. Në mënyrë të papritur, drejtuesi i kursit më tha të dilja dhe unë duke u tallur i thashë “Çfarë po ndodh, jam që tani shumë i mirë?” Më pas e pashë veten përballë vjehrrit i cili më tha se babai im kishte vrarë veten. Ishte shumë e vështirë, nuk la as një mesazh, nuk kishte shpjegime.

Mënyra se si i dha fund jetës la të kuptohej se vendimi i tij ishte shumë i qartë. Për familjen ishte një shuplakë e rëndë. Mendoj se ai dëshironte me të vërtetë të vdiste, nuk ishte një thirrje për ndihmë apo një sinjal. Kam mësuar që ta respektoj vendimin e tij.

Shihej që ishte shumë nën trysni, kishte shumë punë, Babai im ishte pjesë e shërbimeve sekrete dhe nuk i lejohej që të fliste për punën e tij. Kjo ishte arsyeja se pse na thoshte shpesh që gjithçka ishte shumë e madhe për të. Ai ishte një person guximtar dhe mendoj se kam mësuar shumë gjëra prej tij. Lidhur me komentet që njerëzit bëjnë për mua, nuk është se u jap shumë rendësi. Unë respektoj të drejtën e gjithëkujt për të shprehur bindjet dhe idetë personale.” – tha Nagelsman.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *