Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev ku një helikopter është rrëzuar duke shkaktuar vdekjen e 16 persona mes tyre dhe ministrit të Brendshëm  ukrainas.

Shefi i policisë kombëtare të Ukrainës deklaroi se mes 16 viktimave 2 prej tyre janë fëmijë.

Gjithashtu ai shtoi se të plagosur kanë mbetur edhe 22 persona të cilët po marrin trajtim mjekësor, mes tyre dhe 10 fëmijë.

Helikopteri u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh ndërsa në bordin e tij ndodheshin ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe dy zyrtarë tê tjerë shtetërorë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *