Lëvizja Vetëvendosje e ripropozoi Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës, por ajo nuk arriti të kalojë numrin e 57 votave, aq sa kishte marrë në raundin e mëparshëm.

Kundër kandidaturës së Haxhiut votuan deputetët e PDK-së dhe LDK-së, ndërsa abstenuan ata të Nismës Socialdemokrate.

Kjo ishte përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila dështoi sërish.

Për Albulena Haxhiun, ishte hera e katërt që kandidatura e saj nuk merr votat e nevojshme për kryesimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e radhës pritet të mbahet të dielën, më 27 prill.

By Editor