Numri i viktimave në sulmin tragjik që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve në qytetin gjerman të Magdeburgut është rritur nga dy në pesë, raportojnë mediat gjermane.
Gjithashtu, numri i të plagosurve ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke shkuar nga 68 në mbi 200 persona. Prej tyre, 41 janë në gjendje të rëndë, një rritje prej 26 personash krahasuar me shifrat e raportuara fillimisht.
Ngjarja ndodhi të premten, kur një makinë humbi kontrollin dhe u përplas me një turmë njerëzish që ndodheshin në tregun festiv.
Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar në të gjithë tregjet e Krishtlindjeve në vend.