Qeveria shqiptare njoftoi se duke nisur nga 1 janari 2026, pensionet do të rriten, por vetëm një e treta e pensionistëve do të përfitojnë rritjen më të madhe.
Kjo masë vjen pak muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ku socialistët fituan 83 mandate, duke mbështetur premtimin e tyre në programin qeverisës “Shqipëria 2030”: pension mesatar prej 400 eurosh për ata që kanë paguar sigurime të plota dhe pension minimal prej 200 eurosh.
Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një videoje në rrjetet sociale se rritja e pensioneve do të zbatohet në mënyrë graduale sipas kategorive dhe do të vazhdojë të rritet në vitet në vazhdim: dyfish në 2027, trefish në 2028 dhe katërfish në 2029, për të arritur pensionin mesatar të premtuar prej 400 eurosh.

