Qeveria ka njoftuar një reformë të re për rritjen e pagave në të gjitha bashkitë e vendit, e cila do të përfshijë gjithashtu ristrukturimin e bashkive dhe stafit të tyre. Sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, kjo reformë synon unifikimin e mënyrës së llogaritjes së pagave, me fokus të veçantë në përfitimin e bashkive të vogla. Mazniku theksoi se paga minimale për punonjësit në këto bashki do të rritet ndjeshëm, nga 32 mijë lekë në 70 mijë lekë, një rritje deri në 123% për bashkitë me popullsi deri në 20 mijë banorë.
Reforma do të prekë të gjitha bashkitë, me përfitime më të mëdha për ato të vogla dhe të mesme. Kjo do të thotë që, duke filluar nga 1 shtatori, një përgjegjës sektori me pagë 32 mijë lekë do të marrë një pagë minimale prej 70 mijë lekë dhe një pagë maksimale prej 105 mijë lekë. Ky unifikim do të sigurojë nivele të ngjashme pagese për pozicione të ngjashme në pushtetin vendor dhe atë qendror.
Përveç rritjes së pagave, reforma përfshin edhe ndryshime në strukturat organizative të bashkive, duke propozuar tri nivele stafesh: një për planifikim dhe projektim, një për zbatimin e punëve të bashkisë dhe një për shërbime, që mund të kryhen nga bashkia ose të kontraktohen palë të treta. Kjo do të ndihmojë në evidentimin e performancës së bashkive dhe ndarjen e fondit nga qeveria në bazë