Mediat britanike dhe ato portugeze shkruajnë se tashmë ka një marrëveshje verbale mes Liverpulit dhe Ruben Amorim.
Tekniku aktual i Sportingut të Lisbonës raportohet se ka pranuar në parim ofertën për të marrë drejtimn e Liverpulit gjatë verës kohë kur Jurgen Klop do të largohet.
Marrëveshja e ofruar nga Liverpuli është një kontratë 3-vjeçare, ndërkohë që Amorim do të ketë dorë të lirë në përzgjedhjen e lojtarëve në merkato. Ruben Amorim ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh nga Sportingu, por klubi portugez pritet të lirojë trajnerin pas përfundimit të sezonit.