Ura që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë u godit nga ushtria ukrainase duke shkaktuar dhe tre civilë të vdekur.

Ura e Kerç-it, e konsideruar si strategjike për rusët pësoi dëmtime të rënda nga sulmi i ukrainasve duke shkaktuar panik dhe te popullsia ruse në gadishull.

Mediat e huaja raportojnë për radhë deri në 10 kilometra automjetesh me rusë që kërkojnë të largohen nga zona pas sulmit të fundit.

Kremlini akuzoi Kievin për sulmin, ndërkohë që zyrtarë ushtarakë ukrainas në disa raste kanë theksuar se rimarrja e Krimesë është jetike për interesin strategjik të Ukrainës.

Rusia e aneksoi Krimenë me luftë në vitin 2014-të.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *