Lufta në Ukrainë po zgjat gjithnjë dhe më shumë dhe askush nuk e parashikon dot fundin e saj.

Sanksionet e ashpra të perëndimit ndaj Rusisë pas nisjes së sulmit në Ukrainë mund të kenë dhënë efekte në ekonominë e Moskës, por jo në makinerinë e saj luftarake në Ukrainë.

Zëvendëskryeministri I Rusisë, Aleksandër Novak pretendon se Kremlini ka sfumuar sanksionet e perëndimit duke rritur ndjeshëm eksportet e naftës me Kinën dhe Indinë.

Sipas tij, 95% e eksporteve ruse të naftës shkojnë në Pekin dhe Nju Dehli.

Novak sqaroi se eksportet me Indinë njohën një rritje si kurrë në të kaluarën nga 45 deri në 50% në harkun e dy viteve.  

Fitimet e Rusisë nga kjo rritje e partneritetit tregtar i kaluan 88 miliardë dollarë në një kohë kur Evropa merr vetëm 5% të eksporteve ruse të naftës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *