Pamjet satelitore treguan forcat e ushtrisë ruse duke hapur fortifikime të reja në disa fronte të luftës në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas besojnë se Vladimir Putin po planifikon një sulm masiv ndaj trupave mbrojtëse të Ukrainës para 1-vjetorit të nisjes së luftës me 24 shkurt.

“Ata po përgatiten për aktivizim maksimal dhe besojnë se deri në përvjetor duhet të kenë disa arritje. Nuk është sekret se ata po përgatiten për një valë të re deri më 24 shkurt.”- tha Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës.

Fortifikimet e reja po fokusohen në vijën e frontit nga Luhansku në Donjetsk. Duket se karta e fundit e Rusisë mbetet aneksimi i këtyre rajoneve me shumicë popullsie ruse, pasi përpjekja e pushtimit tërësor të Ukrainës ka rezultuar prej muajsh një mision i dështuar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *