Luftimet në Ukrainë vijojnë intensivisht, ndërsa të dy palët deklarojnë se kanë arritur përparim në terren.

Zyrtarët ukrainas pohojnë se kanë fituar shumë zona të humbura që nga nisja e kundërsulmit ushtarak, ndërkohë që Moska zyrtare pretendon se ka përparuar ndjeshëm në frontin lindor të luftimeve.

Raportohet se orët e fundit Kievi është përballur me sulme intensive nga forcat ruse të cilët kanë sulmuar kryeqytetin ukrainas me dronët e prodhuar në Iran. Sakaq, mbrojtja ajrore e Ukrainës pretendon se ka shkatërruar të gjithë dronët e nisur drejt Kievit.

Ndërkohë, të dhënat e fundit nga OKB-ja theksojnë se janë plot 700 mijë fëmijë ukrainas të larguar nga vendi që nga nisja e luftës, 24 shkurtin e vitit të kaluar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *