Ndërkohë që bota festonte natën e ndërrimit të viteve, Kievi dhe disa qytete të tjera në Ukrainë u gjendën nën sulmet e Rusisë.

Forcat ukrainase të mbrojtjes deklaruan se kanë shkatërruar 43 dronë kamikazë të prodhimit iranian me të cilët ushtria ruse sulmoi në orët e vona të datës 31 dhjetor.

Sulmet vijnë pas deklaratave të Vladimir Putinit i cili në mesazhin e tij për Vitin e Ri theksoi se lufta në Ukrainë nuk do të ndalej. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski reagoi pas sulmeve ruse.

“Ka disa valë të sulmeve me raketa në natën e Vitit të Ri. Raketa që po shënjestrojnë njerëzit… Askush nuk botë nuk do të ta falë këtë. Ukraina nuk do të harrojë.”- tha ai.

Reagim për sulmin pati dhe kreu i bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko i cili theksoi se një person mbeti i vrarë ndërsa shumë të tjerë u plagosën, mes tyre dhe një gazetar japonez në valën e sulmeve ruse mbi kryeqytetin ukrainas. Klitshko sqaroi se 30% e banorëve të Kievit janë pa energji elektrike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *