Nga Ilir Seci
Sa herë ia do nevoja Edi Ramës e nxjerr dhe përdor Ismail Kadarenl si ta kishte gaztorin e oborrit. Nji përdorim poshtnues për çdo qënie njerëzore që ka sadopak dinjitet e nuk asht krijesë e shlyeme moralisht.
Edi Rama e kurdis dhe e nxjerr në skenë Malon sa herë që i duhet si veteran propagande që e ka Partia. Në vitin 2011 kur Rama pa se po humbiste kolltukun e kryebashkiakut të Tiranës i fishkëlleu Malosë dhe Malua i Nexhmijes menjiherë i dërgoi “letër të hapur” Lulzim Bashës duke iu lutur që t’ia linte karrigen Edi Ramës…
Institucioni i zgjedhjeve dhe verdikti i votuesve ishin dëngla koti për Malo nënkryetarin e Frontit të diktaturës, Malon e mësuem gjithë jetën me urdhëra nga lart…
Këtyne ditëve prapë ia paska dërgue Rama fletëthirrjen e zborit politik Malo Kadaresë, për me përkrahë kampin e emigrantëve në Shëngjin, Shqipni.
Prapë Malua-zëvendës i Nexhmijes shpërfill normat demokratike, ligjet dhe kushtetutën e nji republike demokratike, teksa i relativizon dhe në mënyrë perfide i mbron aktet joligjore të Edvin Ramës…sepse i paligjshëm asht vendimi i çdo kryeministri që merr vendime pa shqyrtimin e kabinetit qeveritar, pa hartimin e një projektligji dhe kalimin ose jo me votim në parlamentin që asht organi i vetëm me kapacitetin e duhun me marrë vendime që kanë të bajnë me integritetin territorial të Republikës së Shqipnisë.
Asnji nga këto nuk i përfill Malua kur justifikon moralisht aktin antikushtetues të Ramës në intervistën e dhanun nji gazete italiane, intervistën që qendrat e zanit të Ramës e përkthyen dhe publikuen me vrap…”babai i kombit” pra…
…Foli Malua tashmë…kështu që uluni nëpër vende dhe mundësisht mos bani za.