Nga Abdulla Diku
Mbjellja e pemëve nuk është asnjëherë e tepërt dhe e keqe jo e jo, veçanërisht në kushtet e Shqipërisë ku shkatërrimi i pyjeve dhe dëmtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara nëpër qytete ka qenë dhe mbetet në nivele katastrofike.
Meqenëse po bëhet fushatë me mbjellje pemësh (duhet thënë se sezoni i mbjelljeve ka kaluar me kohë në fakt), le të hedhim një sy se sa po kontribohet për të “zbutur” sadopak hendekun e madh që është krijuar ndërmjet shkatërrimit që ju është bërë pyjeve dhe mbjelljeve që po bëhen.
Sipas të dhënave të besueshme nga EFFIS dhe GFW, rezulton se në Shqipëri janë prerë e djegur rreth 300,000 hektarë me pyje. Nëse konsiderojmë madhësinë e pemëve (drurë në fakt se pemë janë ato që bëjnë fruta të ngrënshme) që po mbillen, afërsisht për çdo një hektarë pyll të shkatërruar ka pasur rreth 1000 pemë si ato që mbillen sot. Gjithsej pra na janë dëmtuar 750 milion pemë ngjashëm me këto që po mbillen tani.
Nëse kthehemi tek aksioni i mbjelljeve, – në çdo bashki mbillen nga 10 pemë për fushatë, i bie në total që janë mbjellë 610 pemë. Në sipërfaqe të mbjellë do ishte diçka më shumë se gjysëm hektari (sipërfaqja totale e mbjellë në gjithë Shqipërinë them).
Bazuar në sa më sipër, na rezulton se për çdo 1,230,000 pemë të zhdukura (prej zjarreve & prerjeve) nga faqja e dheut, sot po mbjellim një pemë.
Po të vlerësojmë pastaj sasinë e automjeteve të eskortave që ‘mbjellin’, nuk ka asnjë lloj vlere ekologjike. Përkundrazi ka kosto mjaft të lartë mjedisore (nëse bëhet bilanci i emetimeve të gazeve serrë nga automjet që trasportojnë autoritetet pemë-mbjelljëse dhe përthithjes së tyre prej atyre pak pemëve të mbjella).
Do thoni ju është pak!
Pak është por Samuel Johnson “Asgjë nuk është më e pashpresë se një skemë argëtimi”…
Nga ana tjetër, Noam Chomsky, tek “10 Strategjitë e manipulimit mediatik”, tek strategjia e parë, ai rendit “Strategjinë e shpërqendrimit”;
Strategjia e shpërqendrimit konsiston në devijimin e vëmedjes së publikut nga problemet madhore qe karakterizojne shoqërinë. Kjo bëhet përmes teknikës së shpërqendrime të vazhdueshme dhe ushqimit mediatik me informacione krejt të parandësishme (si psh. lajme, sa pemë po mbjellim?!
Mbjellja e pemëve nuk është asnjëherë e tepërt dhe e keqe jo e jo, veçanërisht në kushtet e Shqipërisë ku shkatërrimi i pyjeve dhe dëmtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara nëpër qytete ka qenë dhe mbetet në nivele katastrofike.
Meqenëse po bëhet fushatë me mbjellje pemësh (duhet thënë se sezoni i mbjelljeve ka kaluar me kohë në fakt), le të hedhim një sy se sa po kontribohet për të ‘zbutur’ sadopak hendekun e madh që është krijuar ndërmjet shkatërrimit që ju është bërë pyjeve dhe mbjelljeve që po bëhen.
Sipas të dhënave të besueshme nga EFFIS dhe GFW, rezulton se në Shqipëri janë prerë e djegur rreth 300,000 hektarë me pyje. Nëse konsiderojmë madhësinë e pemëve (drurë në fakt se pemë janë ato që bëjnë fruta të ngrënshme) që po mbillen, afërsisht për çdo një hektarë pyll të shkatërruar ka patur rreth 1000 pemë si ato që mbillen sot. Gjithsej pra na janë dëmtuar 750 milion pemë ngjashëm me këto që po mbillen tani.
Nëse kthehemi tek aksioni i mbjelljeve, – në çdo bashki mbillen nga 10 pemë për fushatë, i bie në total që janë mbjellë 610 pemë. Në sipërfaqe të mbjellë do ishte diçka më shumë se gjysëm hektari (sipërfaqja totale e mbjellë në gjithë Shqipërinë them).
Bazuar në sa më sipër, na rezulton se për çdo 1,230,000 pemë të zhdukura (prej zjarreve & prerjeve) nga faqja e dheut, sot po mbjellim një pemë.
Po të vlerësojmë pastaj sasinë e automjeteve të eskortave që ‘mbjellin’, nuk ka asnjë lloj vlere ekologjike. Përkundrazi ka kosto mjaft të lartë mjedisore (nëse bëhet bilanci i emetimeve të gazeve serrë nga automjet që trasportojnë autoritetet pemë-mbjelljëse dhe përthithjes së tyre prej atyre pak pemëve të mbjella).
Do thoni ju është pak!
Pak është, por Samuel Johnson na thotë që “Asgjë nuk është më e pashpresë se një skemë argëtimi”…
Nga ana tjetër, Noam Chomsky, tek “10 Strategjitë e manipulimit mediatik”, tek strategjia e parë, ai rendit “Strategjinë e shpërqendrimit”;
Strategjia e shpërqendrimit konsiston në devijimin e vëmedjes së publikut nga problemet madhore qe karakterizojne shoqërinë. Kjo bëhet përmes teknikës së shpërqendrime të vazhdueshme dhe ushqimit mediatik me informacione krejt të parandësishme (si psh. pesha e lajmit për mbjelljen e një peme përkundrejt çdo 1,230,000 pemëve të shkatërruara).