Bukajo Saka u dëmtua në sfidën e Arsenalit në transfertën ndaj Kristal Palas. 

Trajneri Mikel Arteta foli i shqetësuar pas ndeshjes duke thënë se anësori i majtë i sulmit pritet të mungojë gjatë. 

Mediat britanike raportojnë se 23-vjeçari pritet të rikthehet në fundin e muajit shkurt në dispozicion të topçinjve. 

Mbetet të shihet nëse Saka do të arrijë të riaftësohet plotësisht për përballjet e kombëtares. 

Anglia e nis fushatën eliminatore për Botërorin e 2026-s kundër Shqupërisë në 21 Marsin e vitit të ardhshëm në Uembli.

By Editor