Mohamed Salah e sheh Arsenalin si rivalin kryesor të Liverpool-it në garën për titull këtë sezon.

Sulmuesi egjiptian, i shpallur së fundmi “Lojtari i Vitit” në Premier League, u pyet nga disa tifozë gjatë ceremonisë së vlerësimit dhe u shpreh se Arsenali ka një grup të konsoliduar lojtarësh, gjë që mund t’i ndihmojë në luftën për trofe.

“Arsenali ka një grup shumë të mirë, luajnë së bashku prej pesë vitesh dhe kanë marrë disa përforcime cilësore. Mendoj se këtë vit do të jenë favoritë për titull. Sigurisht, nuk e uroj këtë pasi shpresoj të jemi ne përsëri fitues, por shoh shumë potencial te Arsenali i këtij sezoni,” – tha Salah.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *