Sulmuesi egjiptian pritej të largohej në fund të sezonit, kur përfundon edhe kontrata e tij aktuale me Liverpulin, por drejtuesit raportohet se i kanë ofruar një kontratë të re.

Benjamini i tifozërisë në “Anfield Road” pritet të qëndrojë edhe për dy sezone të tjera në klubin ku luan që nga viti 2017.

Raportohet se klubi ka përmbushur kërkesat financiare të Mohamed Salah, i cili pritet të jetë pjesë e ekipit deri në verën e vitit 2027, kur mbush një dekadë me fanellën e të kuqve.

32-vjeçari po zhvillon një tjetër sezon prej protagonisti, duke udhëhequr Liverpulin që kryeson kampionatin, i shkëputur nga ndjekësit.

Skuadra e Arne Slot është shumë afër titullit kampion, i cili do të ishte i dyti për Mohamed Salah si lojtar i Liverpulit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *