PSG-ja do të përballet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih, pasi eliminoi Arsenalin në përballjen gjysmëfinale duke e mundur me shifrat e përgjithshme 3-1.

Skuadra e Luis Enriques prek finalen për herë të dytë në pak vite, pas asaj të vitit 2020, ku u mund nga Bayern-i i Mynihut.

Krahas Arsenalit, francezët eliminuan edhe Liverpool-in në çerekfinale, ndërsa një ikonë e të kuqve, si Mohamed Salah, mendon se parizienët do të ngrenë trofeun në Mynih, pasi kanë treguar futbollin më cilësor këtë sezon.

“Duhet të jem shumë i sinqertë, PSG po luante një ndeshje shumë të mirë në ndeshjen e parë. Ne ishim shumë me fat që Alisson pati ndeshjen e tij më të mirë në historinë e klubit. Ata ishin shumë të pafat. Pastaj ata erdhën në ‘Anfield’. Ne ishim shumë të pafat, sepse goditëm shtyllën dy ose tri herë. Ajo ndeshje ishte sinqerisht 50-50. Kush e meritonte më shumë? Askush nuk mund ta thotë. Ne luajtëm një pjesë të dytë shumë të mirë. Ata luajtën një ndeshje të parë shumë të mirë. Askush këtu nuk do të thoshte se e meritonte 100 për qind.”

Salah, i cili ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 23 asiste në vetëm 49 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, zbuloi gjithashtu se u kishte thënë lojtarëve të PSG-së të shkonin dhe të fitonin Ligën e Kampionëve:

“Ishte dita e tyre dhe unë u shtrëngova duart dhe u thashë lojtarëve të tyre pas ndeshjes ‘Urime, shkoni dhe fitoni’, dhe kaq ishte. Ne u përballëm me ekipin më të mirë në Europë në atë ndeshje,” – tha Salah për L’Equipe.

By Editor