Muhamed Salah preku rekordet para një jave kur u listua si lojtari që ka shënuar më së shumti ndeshje në historinë e kampionatit anglez.
Në barazimin 3-3 ndaj Njukasëllit sulmuesi i Liverpulit theu një tjetër rekord.
Ai dha të 37-in pasim për gol me të kuqtë duke kaluar një emër me peshë në ishull si Uejn Runi.
Egjiptiani e arrin këtë shifër të shërbimeve për gol duke numëruar 214 ndeshje më pak se Runi.
Salah po tregon formë të mirë këtë sezon ndërsa mbetet e paqartë e ardhmja e tij.
Së fundmi ai lëshoi sinjale të forta duke u kërkuar drejtuesve të Liverpulit të qartësojnë pozicionin e tij pasi kontrata i skadon në fund të sezonit. Sulmuesi u shpreh i gatshëm për të rinovuar me klubin me të cilin luan prej 6 sezonesh.