Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Fjorela Davidhi vendosi për heqjen e masës së sigurisë për kreun e Partisë demokratike.

Afro një muaj pa u mbushur viti nga dhënia e kësaj mase, GJKKO-ja vendosi të lironte Sali Berishën nga kjo masë. 

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj u shpreh se gjykata vlerësoi se nuk kishte asnjë argument që kjo masë të mbetej në fuqi. 

“Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë, si një masë që nuk ka as kushte as kritere për caktimin e saj, dhe nga sot Sali Berisha është lirë dhe nuk ka asnjë masë sigurie ndaj tij.

 Nuk ka asnjë masë tjetër sigurie. Unë nuk mund të relatoj dosjen për ju, por gjykata konstatoi se për Sali Berishën nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase sigurie.

Prokuroria kërkoi që të qëndronte në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë, që kur kemi depozituar kërkesën. Këto kërkesa për revokim mase shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe gjyqtarja caktoi dhe seancën”. – tha avokati Genc Gjokutaj për mediat.

By Editor