Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Ilirjana Olldashi rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha për heqjen e masës së arrestit shtëpiak duke lënë në fuqi vendimin e parë që e privon Berishën nga pjesëmarrja në veprimtarinë institucionale.
Nga ana tjetër, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë për heqjen e masës së sigurisë me arrest shtëpiak.
Avokatët e Malltezit pretendojnë se ai nuk duhet të ketë masë arresti për sa kohë që është person nën hetim.
Sakaq, Malltezi do të pyetet sërish ditën e sotme në SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.