Ishte vetë kreu i opozitës që konfirmoi pas paraqitjes në SPAK se i ishte komunikuar marrja si i pandehur në çështjen e njohur si dosja “Partizani”.
“Më thanë se jam i pandehur, duke më treguar 500 faqe me mashtrime dhe asgjë tjetër,” – deklaroi Berisha para gazetarëve.
Sipas akuzës, Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, si dhe një grup ndërtuesish, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Berisha i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ka ndjekur vetëm procedurat ligjore të përcaktuara dhe nuk ka favorizuar askënd.