Ish-kryeministri u paraqit për herë të parë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme ku do të merret në pyetje lidhur me akuzat për favorizim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Berisha akuzohet për veprën e korrupsionit pasiv, ndërsa gjatë ardhjes për në zyrat e SPAK-ut ai shoqërohej nga avokatët e tij dhe disa prej deputetëve të opozitës.
Jamarbër Malltezi akuzohet se përfitoi mbi 5 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”.