Demokrati Ervin Salianji ka komentuar zhvillimet e fundit në Venezuelë, ku Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar Presidentin Nicolás Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores. Ai e sheh këtë si një shenjë shprese për ndryshime edhe në Shqipëri.
“Ngjarjet në Venezuelë janë një agim i ri për vendin dhe një mesazh shprese për Shqipërinë. Për ata që dyshojnë se SHBA mund të ndikojë mbi regjime kriminale, mjafton të shohin rastin e Venezuelës,” shkruan Salianji në rrjetet sociale.
Salianji thekson se regjimet e ndërtuara mbi krim, korrupsion dhe shtypje mund të duken të fuqishme, por janë të përkohshme. “Kur drejtësia ndërkombëtare vepron, asnjë pushtet i mbështetur mbi frikën nuk është i sigurt. Edhe në Shqipëri, ata që besojnë se pushteti i bazuar te bandat dhe manipulimi është i përjetshëm, gabojnë rëndë,” shton ai.

