Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (LDP), Sanae Takaichi, ka fituar votëbesimin në Dhomën e Ulët të Parlamentit japonez të martën, duke hyrë në histori si gruaja e parë që merr postin e kryeministres së Japonisë.

64-vjeçarja mori 237 vota nga 465 deputetë, duke siguruar shumicën e nevojshme për të udhëhequr qeverinë pas dorëheqjes së Shigeru Ishibas muajin e kaluar. Ajo pritet të marrë edhe miratimin formal të Dhomës së Lartë gjatë mbrëmjes, për t’u betuar zyrtarisht si kryeministrja e 104-t e vendit.

Takaichi, e njohur për qëndrimet e saj konservatore dhe shpesh e quajtur “Zonja e Hekurt e Japonisë”, është një admiruesë e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher. Pas dy përpjekjeve të dështuara më parë, kjo është hera e tretë që ajo arrin në majën e politikës japoneze, në një parti që prej vitesh është përballur me skandale dhe përçarje të brendshme.

Ajo vjen në pushtet në një periudhë të ndërlikuar për Japoninë me ekonomi të ngadalësuar, çmime të larta të mallrave dhe sfida demografike në rritje.

Çmimi i orizit, ushqimi bazë i vendit, është pothuajse dyfishuar që nga viti i kaluar, ndërsa popullsia në plakje dhe rënia e lindjeve kanë përkeqësuar mungesën e fuqisë punëtore. Për më tepër, Japonia po përballet me pakënaqësi në rritje ndaj imigracionit dhe me pasiguri ekonomike të nxitura nga tarifat tregtare të vendosura nga administrata e Presidentit amerikan Donald Trump.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *