Kreu i Partisë Republikanë të Serbisë, Nikolla Sanduloviç lëshoi një tjetër paralajmërim të fortë se Aleksandër Vuçiçi po përgatitet për luftë në Kosovë. Sipas tij, presidenti serb synon pushtetin absolut në zgjedhjet e 17 dhjetorit, ndërsa pas kësaj date pret urdhërin e Vladimir Putinit për të hapur një front të ri lufte në Kosovë.
“Aleksandar Vuçiç tani po lufton për jetën e tij. Këto nuk janë më zgjedhje ku ai duhet të implementojë kombinimet e premtuara të ndyra me pastrimin e parave. Të mos flas tani për dërgesat e armëve që i kanë shkuar ISIS-it, ISIL-it, të mos flas për emigrantët nga Evropa që tani duhet të kthehen këtu, në rajonin tonë, fillimisht në Shqipëri, në Kosovë dhe në fund në Serbi. Të mos flas për të gjitha këto kombinime që ai duhet të implementojë. Vlera e kësaj është se ai blen kohën dhe po pret momentin kur Putini t’i thotë atij dhe Dodikut që ka ardhur koha dhe se duhet të hapet fronti këtu. Pra kjo është çështja. Prandaj tani e thotë me siguri se nuk do të ketë zgjedhje për 4 vjet. Të gjitha këto ju tregojnë e bëjnë të qartë sa larg ka shkuar kjo.”- u shpreh Sanduloviq, për Euronews Albania.