Bild raportoi se një përplasje fizike ndodhi mes Sadio Mane dhe Leroi Sane pas sfidës që Bajerni humbi ndaj Mançester Sitit.
Bild shkruan se Mane u konfrontua fizikisht me Sane të cilin e goditi në fytyrë, ndërkohë që shokët e skuadrës ndërhynë për t’i ndarë.
Përplasja u parapri nga një debat mes dy lojterëve në fushë ku Mane kërkonte llogari nga Sane për një vonesë në pasimin e topit, moment që u kap dhe nga fotografët në stadium.
Kjo nuk është hera e parë që Sadio Mane përfshihet në sherre brenda klubit bavarez. Mediat raportuan se ai pati një tjetër sherr me ish-teknikun Julian Nagelsman pasi nuk u aktivizua si titullar në sfidën ndaj PSG-së.
Deri tani, drejtuesit e Bajernit nuk kanë komentuar mbi sherrin mes dy lojtarëve.