Mediat franceze raportojnë se ish-presidenti, Nikolas Sarkozi është përfshirë personalisht në përpjekjen për të bindur Zinedine Zidane që të marrë drejtimin e PSG-së.
Parisi po mbyll një tjetër sezon të dështuar në drejtimin e Kristofer Galtier pasi dështuan sërish në objektivin e fitimit të ligës së kampioneve.
Gjasat që Galtier të qëndrojë janë minimale, ndërkohë që presidenti i klubit, Naser Al-Kelaifi shpreson që Zidanë të marrë drejtimin e parizienëve.
Nikolas Sarkozi, president i Francës në vitet 2007-2012 raportohet se ka vendosur kontaktet e para me Zidane. Mendohet se Sarkozi mund të ketë rol përcaktues në këtë tratativë, pasi besohet se ishte ish-presidenti francez ai që bindi Kilian Mbapenë të rinovonte kontratën e tij me PSG-në.