Mauricio Sarri është rikthyer zyrtarisht si trajner i Lazios, 15 muaj pas dorëheqjes së tij në mars 2024.

Gjatë periudhës së tij të parë në krye të skuadrës, nga viti 2021 deri në 2024, Sarri arriti një vend të dytë në Serinë A në sezonin 2022–23, por u përball me vështirësi në sezonin pasues, duke përfunduar në vendin e shtatë dhe duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8-ave. Këto rezultate, së bashku me mosmarrëveshjet për politikën e merkatos, çuan në dorëheqjen e tij.

Pas një sezoni nën drejtimin e Marko Baronit, i cili gjithashtu e mbylli në vendin e shtatë, Lazio vendosi të rikthejë Sarrin. Presidenti Klaudio Lotito e përshkroi rikthimin e Sarrit si një “zgjedhje zemre, bindjeje dhe vizioni”, duke theksuar lidhjen e fortë të trajnerit me klubin dhe tifozët.

Sarri ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë, dhe pritet të sjellë stabilitet dhe ambicie të reja në skuadër.

By Editor