Deputeti i PDK-së në Kosovë, Xhavit Haliti, paralajmëroi se serbët në veri të vendit po planifikojnë djegien e institucioneve nëse qeveria fillon me shqiptimin e gjobave për automjetet me targa të vjetra. “Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vihet flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave.”- tha ai

Sipas Halitit, strategjia e Serbisë është të bindë faktorin ndërkombëtar se Kosova është kundër qytetarëve serbë brenda Kosovës dhe se masat për targat janë respresive dhe kërcënuese për ta. “Beteja e Serbisë është të bindë BE-në se institucionet e shtetit të Kosovës janë kundër serbëve, nuk pranojnë asnjë sugjerim të bashkësisë ndërkombëtare dhe pastaj ata mund të veprojnë në variantin e tyre.”- u shpreh Haliti në një intervistë për ATV.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *