Ky njoftim u dha nga Shoqata e të zhvendosurve serb e cila kërkoi nga presidenti Vuçiç dhe ministri i Jashtëm Daçiç të njoftojnë ndërkombëtarët për terrorin që sipas tyre po ushtrohet ndaj serbëve në Kosovë.
“Sot nga ora 12.00 deri në orën 15.00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve që drejtohen nga shqiptarët përmes vendkalimit Merdar drejtë Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit dhe tutje në drejtim të Suboticës – përkatësisht kufirit hungarez.
Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë nga tri orë përkatësisht nga ora 12:00 deri në ora 15:00 dhe atë deri në ndalimin e terrorit të përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që ata përjetojnë ,serbët dhe jo-shqiptarët, është bërë i padurueshëm dhe konflikti është shumë afër edhe me pasoja të paparashikueshme.“ – thuhet në njoftimin e Shoqatës së personave të zhvendosur serb.