epa10361029 Ethnic Serbs set up camp at the roadblock outside of the village of Rudare, Kosovo, 11 December 2022. Kosovo police and the local media on Sunday reported explosions, shooting and road blocks overnight in the north of the country, where the population is mostly ethnic Serbian after a former member of the Kosovo police force was detained by the Kosovo police over charges of terrorism igniting a reaction from the Serbian population in the north of Kosovo. EPA/STR

Tensionet në veriun e Kosovës sa vijnë dhe rriten. Policia e Kosovës njoftoi sot për dy barrikada të reja të shtuara nga serbët në Zveçan duke e çuar tashmë në 12 numrin e barrikadave të cilat kanë paralizuar lëvizjen në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

BBC-ja raporton se Serbia ka vendosur ushtrinë në gatishmëri të lartë pas një urdhëri të presidentit, Aleksandër Vuçiç i cili deklaroi se do të ruante popullin serb sipas tij të kërcënuar nga Prishtina zyrtare.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha pas një mbledhje të përbashkët mes qeverisë së Kosovës me përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it se ai nuk mund të dialogonte me banditë të orkestruar nga Beogradi duke pohuar nevojën e ngutshme për largimin e barrikadave të ngritura nga serbët.

Situata u tensionua së tepërmi pasi të dielën misioni i KFOR-it në Kosovë deklaroi se afër një patrulle të tij u qëllua me armë zjarri.

Fillimisht barrikadat serbe u ngritën në shenjë proteste ndaj mbajtjes së zgjedhjeve në veriun e Kosovës për të zëvendësuar zytarët serbë që braktisën institucionet e vendit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi shtyrjen e zgjedhjeve për vitin e ardhshëm, por sërish serbët e veriut nuk i larguan barrikadat, por vetëm i përforcuan ato. Kësaj here ata kërkuan lirimin e Dejan Pantiç-it, një ish-polici serb të akuzuar për sulm të armatosur ndaj një stacioni policor në veri.

Partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar dialog mes palëve, ndërsa Gjermania ishte më e drejdpërdrejtë kur me anë të Ministrisë së Jashtme kërkoi largimin e barrikadave në veri të Kosovës. Që nga 10 dhjetori veriu i Kosovës ndodhet nën pushtetin e barrikadave, ndërkohë që tensionet mes Kosovës dhe Serbisë sa vijnë dhe shtohen.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *