Federata Serbe e Futbollit njoftoi se dy përballjet me Anglinë më 9 tetor dhe me Shqipërinë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitiç” të Beogradit.
Stadiumi ku luan ndeshjet skuadra e Crvena Zvezdës është më i madhi në Serbi, me 51.700 ulëse.
“Federata e Futbollit të Serbisë njofton publikun se ndeshjet kualifikuese të Serbisë kundër Anglisë më 9 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin ‘Rajko Mitiç’ në Beograd, ndërsa për ndeshjen e fundit kundër Letonisë është përzgjedhur stadiumi në Leskovac.
Pas një analize të detajuar, që përveç aspektit sportiv përfshiu edhe organizimin dhe sigurinë, si dhe konsultimet me UEFA-n, është arritur në përfundimin se stadiumi ‘Rajko Mitiç’, si objekti më i madh futbollistik në vend, do t’i ofrojë përfaqësueses sonë kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve të rëndësishme” – njoftoi Federata Serbe.