Nga Arbër Zaimi
Presidenti i Serbisë gojarisht pranon marrëveshje për njohje de fakto, me garant BE, pastaj nuk nënshkruan se “i dhemb dora”, dhe vazhdimisht e shkel me fjalë e vepra marrëveshjen, perëndimi heziton të marrë masa.
Serbia rrëmben tre policë të Kosovës, perëndimi heziton të marrë masa.
Serbia mbështet organizimin dhe strehon organizatorët e sulmit terrorist në Banjskë, perëndimi heziton të marrë masa.
Presidenti i Serbisë del në intervistë dhe thotë që po pret të fitojë Trumpi për t’u rikthyer në Kosovë me qëllime pushtuese e spastruese, perëndimi heziton të marrë masa.
Ndërkohë kundër Kosovës janë vendosur masa, dhe i kërkohet të krijojë një Zajednicë, e cila kushtetuese apo jo, me apo pa fuqi formale, do të jetë një armë më shumë në dorën e kësaj Serbie dhe këtij Vuçiqi?