Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi pas vendosjes në një nga rrugët e Beogradit të shtatores së Drazha Mihajloviçit, liderit të lëvizjes çetnike gjatë luftës së dytë botërore. 

Kurti shkroi në fejsbuk se kjo është një tjetër dëshmi se Serbia nuk shkëputet dot nga mendësia e saj shoviniste dhe se rehablitimiiI Mihajloviçit është fyerje për disa popuj të cilëve ai u shkaktoi shumë vuajtje.

“Pas billbordeve që mbartnin mesazhin “Beogradi guxon”, dje në rrugën “Bregalnicka 24” në kryeqytetin e Serbisë u përurua shtatorja e ish-liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq. Përurimi u bë në oborrin e ish-shtëpisë së familjes së tij, që pritet të kthehet në muze. Sinonimin e vuajtjeve të shumta mbi kurrizin e shumë popujve dhe mbi gjakun e mijëra njerëzve Serbia e përjetësoi në bronz. Nisjatorë për ironi ishte një shoqatë që thirrej në aktivitete humane dhe ekologjike. Kundërshtimi që u bë nga organizata e aktivistë të ndryshëm, ishte i kotë.” – ka shkruar Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *