Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë ka marrë nismën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vend për katër muaj.
Kjo nismë është arsyetuar me nevojat e sigurisë së Serbisë pas zhvillimeve të fundit gjeopolitikë në rang botëror dhe si instrument për të forcuar kapacitet mbrojtëse të vendit.
Kjo nismë nuk duket të jetë pritur mirë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme.”- ka thënë një zëdhënës i DASH-it për Klan Kosova.