Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur nga një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” theksoi se Serbia është e painteresuar për dialog serioz me Kosovën pasi një proces i tillë parashikon njohjen reciproke.

Së pari duhet të negociohet një marrëveshje kornizë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendova se ishte e mrekullueshme. Por Vuçiç ka thënë vazhdimisht se nuk është i interesuar për një marrëveshje të tillë kornizë. Ai është i interesuar për menaxhimin e krizave, për fenomenin e zjarrfikësit. Ju ndezni zjarre, pastaj vishni shpejt një xhaketë tjetër dhe thoni, unë mund ta shuaj zjarrin.”  – tha Kurti.

Ai foli gjithashtu për mënyren e trajtimit të tij në procesin e dialogut duke u shprehur se ndihej i pabarabartë në mënyrën sesi trajtohet në raport me presidentin e Serbisë.

“Mendoj se nuk trajtohem në mënyrë të barabartë me presidentin e Serbisë në procesin e dialogut. Mendoj gjithashtu se ekziston njê prirje naive për tê besuar se Serbia do të kthehet nga perëndimi.” – shtoi Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *