Me 72 vota në favor dhe 2 abstenime, shumica parlamentare kaloi projektligjin për lojërat e fatit.
Seanca zgjati vetëm 15 minuta, ndërkohë që deputetët e opozitës vijuan me bllokimin e seancës duke u rënë bilbilave dhe krijuar zhurma në sallë.
I pranishëm në seancë ishte dhe Lulzim Basha i cili deklaroi para mediave se së shpejti do të dorëzohet një padi në SPAK kundër kryeministrit Edi Rama pas deklarimeve të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve.